Aktualitet

Lëndohen katër zyrtarë policorë duke ndjekur një person në Gjilan

Mbrëmë në Gjilan është arrestuar pasi që i njejti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë, raporton .

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti gjatë ikjes ka goditur disa herë veturën e policisë që ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë.

Tutje thuhet se zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rruga e Kumanovës, Gjilan / 29.01.2025 – 20:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë. Lidhur me rastin personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontrollë. Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



#Lëndohen #katër #zyrtarë #policorë #duke #ndjekur #një #person #në #Gjilan
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button