Aktualitet

Tre të rinj rrahin me grushte efektivin e policisë në Tiranë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

#Tre #të #rinj #rrahin #grushte #efektivin #policisë #në #Tiranë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button