Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Ndryshe seanca e kaluar ishte shtyrë me kërkesën e mbrojtëseve, me arsyetimin se ata nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk kishte kushte për mbajtjen e seancës.
Avokati i të akuzuarit, Naim Murseli, kishte thënë se seanca nuk mund të mbahej, pasi pretendoi se nuk kishte pranuar aktakuzën, shkresat e tjera të lëndës dhe CD-të me prova për këtë rast.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
#Sot #mbahet #seanca #ndaj #të #akuzuarve #për #vrasjen #Liridona #Ademajt
gazetablic.com