Përplasja e avionit dhe helikopterit ushtarak në SHBA, 67 të vdekur, asnjë i mbijetuar

Të 60 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit që ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua në lumin Potomac mbrëmë pas përplasjes me një helikopter ushtarak në ajër jashtë Uashingtonit, u vranë të gjithë.
“American Eagle Flight 5342 në rrugë nga Wichita, Kansas (ICT) për në Uashington, DC (DCA) u përfshi në një aksident në DCA,” tha American Airlines në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
Po ashtu të vdekur mbetën të 3 ushtarët, të cilët po udhëtonin me “Black Hawk” të ushtrisë amerikane.
Donald Trump do të mbajë një konferencë shtypi mbi rrëzimin e avionit në dhomën e informimit të Shtëpisë së Bardhë në orën 11:00 me orën lokale.
Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë. Mes hipotezave, janë një gabim njerëzor apo një problem teknik. FBI do të ndihmojë në hetimin e aksidentit. Në një deklaratë nga zyra e saj në Uashington, FBI ka thënë se po ndihmojnë në zbardhjen e tragjedisë.
#Përplasja #avionit #dhe #helikopterit #ushtarak #në #SHBA #të #vdekur #asnjë #mbijetuar
Java News