Sport

E FUNDIT/ Guardiola mund të marrë frymë lirisht, City përmbys ndeshjen dhe kualifikohet në Champions League –

Manchester City ka siguruar një vend në “play off”-et e Champions League-s. Një kualifikim që erdhi më mjaft emocione për Guardiolën, por në fund të ndeshjes, trajneri katalanas mund të marrë frymë lirisht. City ka mposhtur me shifrat 3-1 Club Brugge-n, që i shkaktoi jo pak probleme gjigantëve anglezë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Onyedika tundi rrjetën e “qytetarëve”, duke shkaktuar tension te Guardiola dhe të besuarit e tij. Por trajneri spanjoll diti si t’i motivonte lojtarët në dhomën e zhveshjes. Diçka e tillë u pasqyrua në fushë, teksa në minutën e 53-të Kovaçiçi ktheu sërish baraspeshën. Ordonezi shkaktoi një autogol në minutën e 62-të, ndërsa në të 77-n Savinho vulosi shifrat përfundimtare në 3-1./Sport Ekspres/

#FUNDIT #Guardiola #mund #të #marrë #frymë #lirisht #City #përmbys #ndeshjen #dhe #kualifikohet #në #Champions #League
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button