Natë dramatike në Champions League, City mbetet në lojë, 3 italiane dalin nga 8 më të mirat

Si kurrë më parë, 36 ekipet më të mira të Europës kanë luajtur në të njëjtën orë mbrëmjen e së mërkurës duke përmbyllur fazën e parë të Champions League, e cila këtë sezon erdhi me një format të ri.
Liverpooli u kurorëzua si skuadra më e mirë në krye të renditjes me 36 ekipe, edhe pse humbi ndeshjen e tetë dhe të fundit ndaj PSV-së 3-2. Ndërkohë, Manchester City do të vijojë garën për të marrë një biletë për në 16 më të mirat pasi fitoi 2-1 ndaj Brugge.
Nga ekipet italiane vetëm Interi arriti të futej në 8 më të mirat, ndërsa Milani dhe Atalanta nuk mundën të fitonin në ndeshjen e fundit, përkatësisht ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Barcelonës, duke dalë jashtë 8 më të mirave ku iu bashkuan Juventusit që u mund nga Benfica dhe tashmë do të duhet të luajnë play offin për të siguruar biletën për në fazën e ardhshme.
8 skuadrat më të mira kalojnë direkt në fazën e ardhshme
16 ekipet që do të luajnë në play off
#Natë #dramatike #në #Champions #League #City #mbetet #në #lojë #italiane #dalin #nga #më #të #mirat
Java News