Aktualitet

Në pritje të “rizgjimit”/ INSTAT publikon shifrat: Më pak njerëz udhëtuan në hekurudhat shqiptare gjatë 2024-ës

Në pritje të ri-zgjimit, hekurudha shqiptare preku “pikën e vdekjes” vitin e shkuar. Në 12 muajt e lënë pas me tren udhëtuan vetëm 7 mijë e 740 pasagjerë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me vitin 2021, numri i udhëtarëve në trena ra me mbi tre herë.

“Sektori hekurudhor ka qenë një sektor disi i fjetur pas viteve 1990 dhe fokusi ka qenë te mënyrat e tjera të transportit”, shprehet Eriola Muka.

Në linjë me rrudhjen e numrit të pasagjerëve ka shkuar edhe transporti i mallrave. Vitin e shkuar u transportuan me anë të hekurudhës 542 ton mallra nga 550 gjatë 2023-shit. Qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përbënë pjesën dërrmuese, mbi 98 për qind të mallrave të transportuar në12 muajt e lënë pas.

“Vitet e fundit janë shfrytëzuar për të kryer studime fizibiliteti me qëllim rehabilitimin e linjave ekzistuese apo ndërtimin e atyre të rejave”, shton Muka.

Kjo në një kohë që linja hekurudhore në shfrytëzim u rrit në 253 kilometër nga 204 kilometër që ishte një vit më parë. Por panorama në Hekurudhën Shqiptare pritet të ndryshojë shpejt. Pas Tiranë Durrës me zgjatim në aeroportin e Rinasit, punimet pritet të nisin vitin e ardhshëm edhe për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Gjithashtu në vijim pritet ndërtimi i infrastrukturave hekurudhore Durrës-Pogradec dhe Durrës-Prishtinë.

“E para, për të konsoliduar infrastrukturën hekurudhore. E dyta për të ndërlidhur me vendet e Ballkanit, por edhe ndërlidhjen me korridoret pan-Europiane duke tejkaluar vendet e Ballkaninit e duke shkuar te ato europiane”, u shpreh Muka.

Aktualisht sipas të dhënave të INSTAT, linjat hekurudhore ende në punë janë ato Kufi-Gjorm me gjatësi 93 kilometër, Durrës-Elbasan 76 kilometër, Rrogozhinë-Fier 79 kilometër dhe Fier-Vlorë 35 kilometër. (

#Në #pritje #të #rizgjimit #INSTAT #publikon #shifrat #Më #pak #njerëz #udhëtuan #në #hekurudhat #shqiptare #gjatë #2024ës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button