Aktualitet

“Në diktaturë i linin pa varr, por nuk i vrisnin në mes të bulevardit”, Brace për “21 janarin”: U sollën si fashistë! Drejtësia është penguar

“Ajo që dhëmb edhe më shumë është fakti se vranë për të vjedhur, vranë duke vjedhur dhe nuk lejuan drejtësinë të vepronte. Kjo është e tmerrshme dhe lidhet drejtpërdrejt me pushtetin e asaj kohe,” thotë Erjon Braçe në një intervistë për gazetën TemA, duke folur për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011 në bulevardin para Kryeministrisë.

“21 janari është një ngjarje që nuk ka ndodhur as në diktaturë. Në atë kohë i përndiqnin, i arrestonin, i pushkatonin dhe madje i linin edhe pa varr. vetëm fashizmi ka vrarë në bulevard në mes të Tiranës, siç ndodhi më 21 janar 2011 kur u vranë katër protestues. Vendimi i Strasburgut e bën fare të qartë: drejtësia për 21 janarin është penguar,” thekson Braçe.

Në këtë intervistë për TemA, deputeti socialist flet gjithashtu për atë që Partia Socialiste ka bërë dhe nuk ka bërë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje gjatë 12 viteve të saj në pushtet, përfshirë tri mandatet qeverisëse.

/TEMA

#Në #diktaturë #linin #varr #por #nuk #vrisnin #në #mes #të #bulevardit #Brace #për #janarin #sollën #fashistë #Drejtësia #është #penguar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button