Aktualitet

Kamionçina e tij përfundoi disa metra në humnerë në Dukagjin, vdes në Spitalin e Traumës shoferi

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Gjelosh Rrushaj, shoferi i kamionçinës që u aksidentua një ditë më parë në Dukagjin.

Kujtojmë se, Rrushaj ishte duke u kthyer me kamionçinën drejt Shkodrës nga fshati Plan i Njësisë Administrative Pult të Dukagjinit.

Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës por nuk mund të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Bëjmë me dije se, në nëntor të vitit të kaluar familja Rrushaj humbi babë e bir Pjetër Rrushaj dhe Jason Rrushaj.

/a.r

#Kamionçina #tij #përfundoi #disa #metra #në #humnerë #në #Dukagjin #vdes #në #Spitalin #Traumës #shoferi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button