Gjobitja e Koalicionit për Familje, Miftaraj: Temat që hyjnë në kornizë Kushtetuese, nuk mund të jenë subjekt i gjobitjes

Ditë më parë, për herë të parë Koalicioni për Familjen u gjobit nga nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për përdorimin e gjuhës së urrejtjes kundër komunitetit LGBTI+.
Gjobë kjo që vjen pas ankesës së bërë nga CEL Kosova dhe Dylberizm kundër Koalicionit për Familje.
PZAP shqiptoi gjobë këtij subjekti politik me shumë prej 4.500 euro.
Po ashtu, lidhur me këtë gjobë PZAP-ja vlerësoi se sjelljet e Koalicionit bien ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Por, duke pas parasysh se bartësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani,ka thënë se koalicioni i tyre ka një program qeverisës i cili ka të bëjë me të gjithë sektorët derisa ka shtuar se si koalicion nuk do të lejojnë që të “legjitimohet martesa burrë me burrë apo grua me grua”.
E, drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, tha se PZAP duhet të mbetet brenda kornizave të tyre.
Ai theksoi se në momentin që propozojnë tema për të trajtuar e që hyjnë në kuadër të kornizës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të thotë nuk mund të jenë subjekt i gjobitjes.
“Në radhë të parë, PZAP duhet të mbetet brenda kornizave të tyre, partit politike të majtat, të djathtat që asociacion me familje me vlerat që ata i konsiderojnë të rëndësishme, më me rëndësi kanë në planprogram ose në momentin që propozojnë tema për të trajtuar e që hyjnë në kuadër të asaj brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, do të thotë nuk mund të jenë subjekt i gjobitjes. Kështu ne duam të besojmë se Gjykata Surpeme, shkallë të tjera të gjyqësorit, por edhe Gjykata Kushtetuese nëse ka nevojë në një mënyrë të riparojë dhe të marrë një vendim i cili është në pajtim me Kushtetuten me frymën e zgjedhjeve që janë duke u zhvilluar në Kosovë”, tha Miftaraj për .
#Gjobitja #Koalicionit #për #Familje #Miftaraj #Temat #që #hyjnë #në #kornizë #Kushtetuese #nuk #mund #të #jenë #subjekt #gjobitjes
gazetablic.com