Haradinaj ndan foto nga takimet me qytetarët, thumbon VV’në: Kur je i vërtetë mbushen sallat, s’ka nevojë për perde

Ramush Haradinaj, kandidati i AAK-së për kryeministër, ka theksuar rëndësinë e thënies së të vërtetës dhe lidhjes me qytetarët, raporton .
Haradinaj ka theksuar se përparimi i Kosovës është i pamundur pa miq dhe se siguria dhe stabiliteti mund të sigurohen vetëm nëse e gjithë Kosova është pjesë e NATO-s.
Ai përmendi disa nga qytetet e Kosovës, si Krusha, Malisheva, Dardana dhe Peja, duke theksuar angazhimin për të bërë ndryshimin, “me drita e pa perde”.
E plotë:
Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë.
Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe!
Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde!
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese
#Haradinaj #ndan #foto #nga #takimet #qytetarët #thumbon #VVnë #Kur #vërtetë #mbushen #sallat #ska #nevojë #për #perde
gazetablic.com