Aktualitet

Arrestohet një 52 vjeçar në veri të Mitrovicës, i gjendet armë, karikator, fishekë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës njofton se është arrstuar një person në veri të Mitrovicës, për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit kanë gjetur  dhe më pas kanë konfiskuar: një armë e llojit AK-47, një karikator, pesë fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, shkruan .

Personi i arrestuar është 52 vjeçar, shtetas kosovarë, i njëjti, me urdhër të prokurorit  është ndaluar për 48 orë.

“Këto aktivitete policore pasqyrojnë përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.



#Arrestohet #një #vjeçar #në #veri #të #Mitrovicës #gjendet #armë #karikator #fishekë #pajisje #për #prodhimin #kriptovalutave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button