Aktualitet
De Jong duket mjaft optimist: Patjetër, ne mund ta arrijmë Real Madridin në La Liga!

Barcelona pati paraqitje fantastike kundër Valencias, duke e mposhtur 7-1 të dielën mbrëma.
Pas ndeshjes, mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong tha se katalunasit do luftojnë deri në fund për titullin kampion, shkruan Sport.
“Ne Barca mund ta arrijmë Real Madridin në La Liga. Liga është ende e gjatë, por ne mund t’i kapim ata. Ishte e rëndësishme të dërgonim mesazhin se ne jemi ende këtu dhe ne jemi ende duke luftuar”, tha holandezi pas takimit.
Barcelona është shtatë pikë prapa Real Madridit në garën për titull.
/ Sport
#Jong #duket #mjaft #optimist #Patjetër #mund #arrijmë #Real #Madridin #në #Liga
gazetablic.com