VIDEO/ “Na shpëtoni…”, momentet e tmerrit kur qytetarët kërkojnë ndihmë pas zjarrit te Komuna e Parisit

Momente paniku dhe tmerri kanë përfshirë banorët e një pallat 8-katësh te ‘Komuna e Parisit’ mbrëmjen e djeshme, ku një zjarr masiv ka përfshirë garazhin, duke bllokuar dhjetëra banorë në katet e sipërme.
Në pamjet e siguruara nga Newsbomb, dëgjohen britma dhe thirrje nga vendi i ngjarjes për ndihmë nga banorët e bllokuar, të cilët përpiqen të shpëtojnë nga tymi i dendur.
“O na hidhni shkallë, zinxhirë, çfarë keni!” bërtet një prej tyre, ndërsa të tjerë thërrasin me dëshpërim “Ndihmë! Ej, na shpëtoni!”.
Zjarri që ra pasditen e djeshme la pas tre automjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit “Kika 1” ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një marketi.
#VIDEO #shpëtoni.. #momentet #tmerrit #kur #qytetarët #kërkojnë #ndihmë #pas #zjarrit #Komuna #Parisit
Java News