Aktualitet

Fjalët e Teodor Kekos për Shqipërinë dhe bunkeri anti-SPAK i Berishës! –

Nga Ermal Peçi

Një prej mendimtarëve shumë të njohur të perëndimit thoshte se për të kuptuar nivelin e demokracisë së një vendi, mjafton të shikosh opozitën e një vendi. Kjo është pasqyra e një realiteti, i cili është deformuar në opozitën shqiptare, që kur Rama futi duart në Gjykatën e Apelit për t’i kaluar vulën e PD-së Sali Berishës dhe enturazhit të vet politik.

Partia Demokratike sot që flasim është e ndarë në dy grupime, një grupim i Z.Basha i cili ka qëndruar koherent ndaj parimeve dhe akteve politike dhe grupi i Z.Berisha i cili në fakt njihet për pazaret e forta politike që ka bërë me Ramën si me Reformën Zgjedhore apo edhe bashkimin e votave të Amnistisë Penale.

Oligarkët me lidhje pranë qeverisë, propaganda mediatike, marrja e vulës në Apel dhe një sërë faktorësh, bëri atë që një pjesë e grupit parlamentar të PD-së, i cili në media ishte glorifikuar si grupi i Bardhit të trupëzohej pranë Berishës dhe një pjesë e tyre të përdorte gjuhën kundra SPAK. Ditë pas dite ky grup jo vetëm trupëzohej me foltoren por filluan dhe vallëzonin me këngët e Berishës për t’i hyrë sa më shumë në zemër liderit shpirtëror. Pavarësisht valles, pavarësisht primareve, pavarësisht xhirove të pafundme poshtë ballkonit, Berisha nuk i harroi për asnjë moment akuzat e tyre dhe faktin pse ata iu afruan, e cili ishte qëllimi i vërtetë. Ditën e djeshme si një “Hakmarrës Politik” preu kokat e zërave kundër por dhe një pjesë të valltareve i la në listë të hapur duke i zëvëndësuar me gardën e vjetër të besnikëve të vet.

Në listat e sigurta të PD-së, Berisha jo vetëm i hapi rrugë grupimit të Metës dhe partive aleate por zgjodhi të vendosë ata, të cilët kanë retorikën më të ashpër kundër SPAK dhe institucioneve të drejtësisë. Një grupim politik, i cili ka shpalluar “Armik Publik” SPAK& Dumani kur 80% e shqiptarëve e mbështesin këtë institucion. Një grupim politik që në vend të ketë kundërshtar Edi Ramën, ka kundërshtar SPAK.

Një grupim politik, i cili është futur në bunker politik dhe krijon fabula mediatike se sot ose nesër i hiqet nongrata Berishës dhe kushdo tjetër që mendon ndryshe nga ata linçohet me gjuhë urrejtje, shantazh, shpifje e kërcënime. Një mekanizëm i akumuluar në një bunker politik, i cili jo vetëm nuk prodhon moral por do të mbysë edhe shpresën që kanë shqiptarët për ndryshim tek institucioni SPAK.

Në këtë panoramë me një gjuhë urrejtjeje dhe shantazhi që drejtohet nga Berisha dhe enturazhi i tij, më kujtohen fjalët e të ndjerit, ish-deputetit të PD-së Teodor Keko, i cili thoshte se; “ Unë dua t’ju kujtoj se një komb i rrënuar si i yni, nuk shpëtohet i frymëzuar nga urrejtja.
Ai shpëtohet kryesisht prej dashurisë, arsyes dhe humanizmit.”

Dashuri, arsye dhe humanizën, i cili duket se nuk ekziston tek liderët politikë shqiptarë ,të cilët janë fosilizuar dhe kanë humbur çdo element human. I takon Z.Basha dhe grupit të partive të reja të japin një alternativë ndryshe të politikëbërjes në Shqipëri.

#Fjalët #Teodor #Kekos #për #Shqipërinë #dhe #bunkeri #antiSPAK #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button