Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas në gjendje tepër kritike, mediat greke: Mjekët po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për ta shpëtuar

Mbrëmja e sotme konsiderohet e vështirë dhe kritike për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas. Janullatos ndodhet i intubuar dhe në gjendje veçanërisht kritike në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” të Athinës.

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është rënduar më tej që nga mbrëmja e së enjtes, kur ai ka shfaqur një përkeqësim të menjëhershëm dhe të shpejtë të shëndetit të tij, i cili sipas burimeve shumë të mirëinformuara të parapolitika.gr ka sinjalizuar një “alarm të kuq” në ICU të “Evangelismos”.

Vihet re se kryepeshkopi Anastasi prej shumë ditësh po përballet me probleme shumë të rënda në organe të ndryshme vitale, ndërkohë që mjekët dhe infermierët e terapisë intensive të ICU “Evangelismos” po bëjnë tashmë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë.

#Kryepeshkopi #Anastas #në #gjendje #tepër #kritike #mediat #greke #Mjekët #bëjnë #përpjekje #mbinjerëzore #për #shpëtuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button