Aktualitet
Zbulohet pistoleta me silenciator në Vlorë, do hetohet nëse është përdorur në krime

Policia e Vlorës ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe fishekë, të cilat u gjetën në banesën e një 46 vjeçari që u shpall në kërkim.
Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Shtetasi Alush Kallulli alias Alush Taka 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
#Zbulohet #pistoleta #silenciator #në #Vlorë #hetohet #nëse #është #përdorur #në #krime
Java News