Sport

Në Premier Ligë nuk do të anullohej –

Mançester Junajtedi ka mposhtur Rejnxhërsin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Fitorja u arrit vetëm në minutën e 92-të, kur Bruno Fernandezi e dërgoi topin në rrjetë. Por kjo sfidë ka lënë pas edhe polemika. Debatet lidhen me golin e shënuar nga De Ligti në pjesën e parë të takimit.

Arbitri vendosi ta prishte përpara kohe festën e mbrojtësit holandez për shkak se njëri prej lojtarëve të Rjenxhërsit u rrëzua në zonë. Mënyra e rrëzimit të tij ka lënë vend për diskutime, teksa vetë trajneri i Mançester Junajtedit ka thënë se në Premier Ligë një gol i tillë do të quhej i rregullt.

“E nisëm ndeshjen duke shënuar të parët. Kjo është shumë e rëndësishme. I kushtojmë shumë interes goditjeve standarte. Në Premier Ligë, goli i parë (i De Ligtit) nuk do të ishte anulluar”, ka thënë ndër të tjera Ruben Amorimi./Sport Ekspres/

#Në #Premier #Ligë #nuk #të #anullohej
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button