“Heqja e të drejtës së shtetësisë nga lindja”, Gjykata bllokon urdhrin e Trump

Një gjykatës federal në Seattle të ShBA-së bllokoi të enjten zbatimin e urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump për kufizimin e të drejtës së shtetësisë nëpërmjet lindjes për fëmijët e lindur nga prindër pa dokumente.
Gjykatësi, me kërkesën e disa shteteve të udhëhequra nga demokratët, lëshoi një urdhër të përkohshëm ndalimi që pengon administratën ta zbatojë urdhrin, të cilin presidenti republikan e nënshkroi ditën e parë në detyrë.
Gjyqtari Judge John Coughenour e cilësoi haptazi antikushtetues urdhrin ekzekutiv. Trumpi udhëzoi agjencitë amerikane që të refuzojnë njohjen e shtetësinë së fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nëse as nëna dhe as babai nuk janë shtetas amerikanë ose rezidentë të përhershëm të ligjshëm.
Si përgjigje, 22 shtete, ngritën 6 padi, duke argumentuar se urdhri i Trumpit shkel Amendamentin 14-të të Kushtetutës.
#Heqja #të #drejtës #së #shtetësisë #nga #lindja #Gjykata #bllokon #urdhrin #Trump
Java News