Aktualitet

Krimi investon në lingota ari, ish-prokurori: Do jetë si koshere bletësh, do gërmojnë njerëzit se ku është

Vëllezërve Çopja iu sekuestruan së fundmi 10 milionë Dollarë kriptovaluta. Por jo vetëm kaq. Ata dyshohet se kanë edhe lingota ari të cilat nuk janë sekuestruar ende nga SPAK.

Ish-prokurori Besnik Muçi thotë se këto janë dy format, më e vjetra dhe më e reja ku investon krimi.

“Janë dy format, është forma më e vjetër në botë dhe forma më e re. Lingotat e arit [më e vjetra] kanë disa vjet që qytetërimi ruan pasurinë në lingota ari, në ar. Forma e re është kriptovaluta. Të dyja këto janë forma mjet shkëmbimi”, tha Muçi.

Ai u shpreh se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë, që krimi investonte në 40 kilogramë lingota ari.

“Do jetë si koshere bletësh, do vijnë njerëzit të gërmojnë tani ku është ari. 40 kile ar i pastër”, tha ai.

Sa i përket kriptovalutave, Muçi tha se krimi tërhiqet nga kjo formë pasi është e vështirë të identifikohet nga agjencitë ligjzbatuese.

“Ata e dinë mirë që agjencitë ligjzbatuese sidomos në Shqipëri, une di që s’jemi ende të përgatitur të bëjmë hetime të kësaj natyre. Edhe në rang global është shumë e vështirë për t’u zbuluar pasuria në kriptovalutë nga agjencitë ligjzbatuese. Jam i sigurt. Kapjet që bëjnë agjencitë ligjzbatuese duhet të jenë shumë minore, minimale në raport me vlerën që qarkullon”, tha Muçi.

#Krimi #investon #në #lingota #ari #ishprokurori #jetë #koshere #bletësh #gërmojnë #njerëzit #është
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button