Aktualitet
Gjendet në lumë trupi i pajetë i një 62-vjeçari, ja për çfarë dyshohet

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në ujërat e lumit Fan në Fushë-Arrëz.
Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një 62-vjeçari. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit u gjet poshtë urës në lumin Fan.
Dyshohet se 62-vjeçari u rrëzua aksidentalisht duke rënë në lumë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
#Gjendet #në #lumë #trupi #pajetë #një #62vjeçari #për #çfarë #dyshohet
Java News