Aktualitet

Aksident te Rruga e Elbasanit, shoferi humb drejtimin e mjetit e del nga rruga, përplas dy këmbësorët

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite te Rruga e Elbasanit në Tiranë. Një makinë, që drejtohej nga një 52-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy kalimtarë.

Makina përplasi një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe një këmbësore 18-vjeçare e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike). Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

#Aksident #Rruga #Elbasanit #shoferi #humb #drejtimin #mjetit #del #nga #rruga #përplas #këmbësorët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button