Kryepeshkopi Janullatos i nënshtrohet trakeostomisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, i është nënshtruar procedurës së trakeostomisë në spitalin Evangjelismos në Athinë.
Sipas mediave greke, gjendja e Janullatos është e qëndrueshme. Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në spitalin grek prej 20 ditësh.
Mjekët tentuan ta nxirrnin nga intubimi, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Në këto rrethana, bluzat e bardha vendosën që kryepeshkopi t’i nënshtrohej trakeostomisë, që është një procedurë e nevojshme në rastet e intubimit të zgjatur mbi 15-20 ditë. Përmes kësaj procedure kirurgjikale, bëhet një hapje në trake apo në grykë për të krijuar frymëmarrje.
95-vjeçari u shtrua në një spital në Tiranë më 30 Dhjetor pas një infeksioni të rëndë dhe më 3 Janar kryepeshkopi u transferua drejt Athinës.
#Kryepeshkopi #Janullatos #nënshtrohet #trakeostomisë
Java News