Aktualitet
Qytetari humb jetën në ambientet e një karburanti në Vlorë, dyshohet për…

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një karburanti në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në Novoselë. Ndërkohe policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit. Theksohet se dyshohet se shtetasi me iniciale S.M., banues në Vlorë ka humbr jetën për shkaqe natyrore.
“Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Qytetari #humb #jetën #në #ambientet #një #karburanti #në #Vlorë #dyshohet #për
Java News