Pajisje teknologjike të vjedhura shiteshin në rrjete sociale, arrestohet i mituri në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i mitur në Mitrovicë të Jugut, pasi që i njejti përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që ishin vjedhur, raporton .
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti nën hetime.
“Mitrovicë Jugu / 17.01.2025 – 16:30. Më 22.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k (i mitur) për shkak se i njëjti përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që ishin vjedhur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.”, thuhet në raport.
#Pajisje #teknologjike #të #vjedhura #shiteshin #në #rrjete #sociale #arrestohet #mituri #në #Mitrovicë
gazetablic.com