Aktualitet

Armë, radio me frekuencat e policisë, makinë e blinduar… Tre të arrestuar në Durrës

Një sherr për motive të dobëta ka çuar në pranga 3 persona në Durrës në rrugën “Pavarësia”.

Një 44-vjeçar ishte kërcënuar me armë pas një sherri me 3 persona. Policia, që u njoftua për ngjarjen, ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 të dyshuarit; M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Por, policia, nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit, gjeti 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Policisë së Durrësit.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

#Armë #radio #frekuencat #policisë #makinë #blinduar.. #Tre #të #arrestuar #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button