Arrestohen në Prishtinë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbi dyshimin për vjedhje.
Ata u arrestuan në Veternik të Prishtinës, ndërsa sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
”Veternik, Prishtinë 18.01.2025-NN. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
#Arrestohen #në #Prishtinë #shtetas #të #Maqedonisë #së #Veriut #dyshohen #për #vjedhje
gazetablic.com