Aktualitet
Rama ndan pamjet: Vazhdojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës loti 1 dhe 2

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në kantierin e rrugës Tiranë-Durrës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se vazhdojnë punimet në lotin 1 dhe 2 të këtij kantieri.
“Vijojnë punimet në kantierin Tiranë-Durrës Loti 1 dhe 2, që përfshijnë 6 km e parë të rrugës në drejtim të Durrësit”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë se autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga një korsi në të dy krahët e saj.
#Rama #ndan #pamjet #Vazhdojnë #punimet #në #kantierin #TiranëDurrës #loti #dhe
Java News