Aktualitet

Vodhën një makinë me targa serbe në Leposaviq, bien në pranga dy burra

Dy burra janë arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë.

Sipas policisë, makina është nën pronësinë e ankuesit, shtetas i Kosovës, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.



#Vodhën #një #makinë #targa #serbe #në #Leposaviq #bien #në #pranga #burra
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button