Akuzat për mashtrim, reagon presidenti i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta përballet me akuzën e një krimi të dyshuar të mashtrimit në shumën e 4.7 milionë eurove të ardhur nga një çmim lotarie dhe për të cilin duhet të paraqitet të hënën e ardhshme, më 20 janar, në orën 9:00, në Gjykatën numër 6 të Barcelonës.Joan-Laporta-966×609-c-defaultPas daljes së lajmit, vetë presidenti i klubit blaugrana ka vendosur të reagojë. në një deklaratë prej 7 pikash ai është vetëmbrojtur.
Numri një i klubit të Barcelonës ka sulmuar sërish mediat, duke e cilësuar këtë lajm si një tjetër trillim për të njollosur imazhin dhe reputacionin personal të tij. Laporta gjithashtu ka hedhur poshtë faktin se është përfshirë në një çështje mashtrimi.
#Akuzat #për #mashtrim #reagon #presidenti #Barcelonës
Java News