Aktualitet

“Shkeli afatin 5-ditor të…”, KQZ ndalon ambasadorin Bushati që të shkojë në ceremoninë e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.

Ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale.

Por KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.

Ngelet për tu parë nëse ambasadori shqiptar në SHBA do ta respektojë apo jo këtë urdhëresë të KQZ-së.

/shqiptarja.com

#Shkeli #afatin #5ditor #të.. #KQZ #ndalon #ambasadorin #Bushati #që #të #shkojë #në #ceremoninë #inaugurimit #të #Trump
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button