Aktualitet

Identifikimi i barutit me mikroskop elektronik, si u zbulua përfshirja e Valter Bamit në vrasjen e shoferit të prokurorit

Identifikimi i barutit me mikroskop elektronik, si u zbulua përfshirja e Valter Bamit në vrasjen e shoferit të prokurorit

Personi në foto është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij.


Mirëpo, burime nga policia thonë se janë të bindur që 37-vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.
Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit

#Identifikimi #barutit #mikroskop #elektronik #zbulua #përfshirja #Valter #Bamit #në #vrasjen #shoferit #të #prokurorit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button