Aktualitet

Pretendimet e PD për Vullnet Sinajn, Petro Koçi deklaron votën kundër: Nuk ka konflikt interesi

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se do votojë kundër heqjes së mandatit të kolegut socialist, Vullnet Sina.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se nuk ka konflikt interesi me mandatin e Sinajt. Sipas Koçit, kjo është një luftë politike e opozitës për vëmendje.

“Unë do votoj kundër, siç kam votuar kundër edhe në rastin e parë. Rasti është minor, deputeti nuk është i përfshirë drejtpërdrejt, por është i përfshirë indirekt.

E gjykoj si luftë politike të opozitës, sikur po lufton konfliktin e interesit. Në këtë rast nuk është i tillë.

Diskutohet që kompanitë ku zoti Sina është aksioner, ka vepruar duke bërë shitje në site shtetërore”, theksoi ai.

#Pretendimet #për #Vullnet #Sinajn #Petro #Koçi #deklaron #votën #kundër #Nuk #konflikt #interesi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button