Sulmohet me dron pallati Presidencial në Kiev gjatë vizitës së kryeministrit Britanik në Ukrainë

Ditën e sotme, teksa kryeministri britanik Sir Keir Starmer kishte vizituar Ukrainën dhe po zhvillonte bisedime me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, një dron rus u rrëzua mbi Pallatin Presidencial të Kievit.
Sipas mediave të huaja, Starmer ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur në praninë e tij në Kiev.
Ai i tha redaktorit politik të Sky News, Beth Rigby, se ndërsa sulmi ishte i pari që ai po përjetonte nga afër, për ukrainasit incidenti ishte “jeta e përditshme”.
Ai tha se sulmi i dha atij “një ndjenjë të vërtetë të asaj që populli ukrainas po përballet çdo ditë” dhe përshëndeti vendosmërinë e tyre “të pabesueshme”.
“Është një shembull i faktit se Rusia nuk njeh kufij këtu,” shtoi ai. “Ky agresion është i paepur dhe Ukraina po paguan një çmim shumë të rëndë”, tha ai më tej.
#Sulmohet #dron #pallati #Presidencial #në #Kiev #gjatë #vizitës #së #kryeministrit #Britanik #në #Ukrainë
Java News