Aktualitet

Nga emigrimi, te fuqia punëtore: 5 rreziqet për Shqipërinë në 2025-ën

E teksa bota pritet të përballet në 2025-ën me mot ekstrem, konflikte të armatosura dhe dezinformin, problemet kryesore të Ballkanit do të jenë emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në raportin e rreziqeve globale të përpiluar nga Forumi Ekonomik Global, përcaktohen 5 rreziqet që do përballet çdo vend këtë vit.

Për sa i përket Shqipërisë problem do të jenë emigrimi i pavullnetshëm, mungesa e fuqisë punëtore dhe ekspertëve, krimi dhe veprimtaria e paligjshme ekonomike, shërbimet publike dhe sociale të pamjaftueshme dhe pabarazia në pasuri dhe të ardhura.

Problemin e shërbimeve publike dhe sociale ekspertët e lidhin me rritjen e popullsisë së plakur për të cilën kërkojnë një adresim më të plotë të politikave në vijim.

Ndërsa Kosova dy rreziqet kryesore ka inflacionin dhe ndotjen e ajrit. Maqedonia e Veriut pritet të përballet gjithashtu me mungesë të fuqisë punëtore dhe emigrim, dhe po ashtu edhe Serbia.

Rënia ekonomike pritet të përfshijë Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Ndryshe nga kjo e fundit që përfshihet për herë të tretë në recesion, Maqedonia e Veriut pritet të bjerë për herë të parë në recesion.

Tv Klan

#Nga #emigrimi #fuqia #punëtore #rreziqet #për #Shqipërinë #në #2025ën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button