Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, jepet alarmi për përmbytje: Banorët rreth zonës të shmangin….

Mëngjesin e sotëm diga e hidrocentralit në fshatin Bunec të Himarës është çarë, duke vendosur në alarm strukturat e Emergjencave Civile.
“Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.
Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.
#Çahet #diga #hidrocentralit #në #Lukovë #jepet #alarmi #për #përmbytje #Banorët #rreth #zonës #të #shmangin…
Java News