Tragjike në Bulqizë, 36-vjeçari vritet me çifte nga kushëriri, policia jep detajet e para

Nje ngjarje tragjike eshte shenuar sot ne Bulqize.
Policia thote se ne rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
#Tragjike #në #Bulqizë #36vjeçari #vritet #çifte #nga #kushëriri #policia #jep #detajet #para
Java News