Aktualitet

I dënuar me mbi 13 vite burg, arrestohet në Muriqan 34-vjeçari turk, Policia jep detaje

Azat Oncel 34 vjeç, nga Turqia është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

34-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga  autoritetet turke për trafikim të lëndëve narkotike.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A.O., 34 vjeç, banues në Turqi”, njoftoi policia.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

#dënuar #mbi #vite #burg #arrestohet #në #Muriqan #34vjeçari #turk #Policia #jep #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button