Përdhunimi dhe vrasja makabër e studentes greke, fundoset shqiptari, zbardhet shifra e dëmshpërblimit që duhet t’i japë familjes së Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek.
Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.
Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar.
Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.
Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares.
Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.
Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.
Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar.
Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:
-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis
-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit
#Përdhunimi #dhe #vrasja #makabër #studentes #greke #fundoset #shqiptari #zbardhet #shifra #dëmshpërblimit #që #duhet #japë #familjes #së #Eleni #Topaloudi
Java News