Dita e gjashtë e fushatës, Hamza vizitë në Drenas e tubim në Skenderaj

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të partisë me qytetarë do ta mbajë në Skenderaj.
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për agjendën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, për të enjten, ditën gjashtë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në orën 14:30, Hamza do të vizitojë “Flutura Academy” në Drenas (Rruga Shaban Shala nr. 99), ku do të takohet me përfaqësues të kësaj akademie dhe do të diskutojë mbi mundësitë e zhvillimit të sektorit arsimor në Kosovë.
Pas kësaj, në orën 17:00, Hamza do të zhvillojë një tubim qendror me qytetarët e Skenderajt në Palestrën “Ilaz Kodra”.
Ky tubim elektoral është pjesë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe synon të shpalosë programin e PDK-së.
#Dita #gjashtë #fushatës #Hamza #vizitë #në #Drenas #tubim #në #Skenderaj
gazetablic.com