Aktualitet

Inter synon transferimin e talentit të madh argjentinas

Tomas Perez mund të jetë talenti i ardhshëm argjentinas në Giuseppe Meazza.

Sipas Sky Sports italiane, negociatat mes Interit dhe Newell’s Old Boys për transferimin e mesfushorit qendror të lindur në vitin 2005 janë duke u zhvilluar mirë, transmeton Sport.

I njëjti burim shton se vlera e operacionit duhet të jetë rreth shtatë milionë euro, përfshirë edhe bonuset, ndonëse ka ende disa detaje për t’u finalizuar.

Presidenti i klubit argjentinas, Ignacio Astore, ishte në Milano për të ndjekur ndeshjen e Serie A mes Interit dhe Bolonjës dhe ka mundësi që në ditët në vijim të dalin lajme për marrëveshjen.

Perez bëri debutimin e tij vitin e kaluar dhe luajti 18 ndeshje, duke shënuar një gol, për klubin Rosario, i cili e përfundoi kampionatin argjentinas në vendin e 25-të.

/ Sport/



#Inter #synon #transferimin #talentit #të #madh #argjentinas
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button