Aktualitet
E vrau me çekiç dhe i vodhi paratë që kishte në xhep, arrestohet Isuf Hasa për vrasjen e Xhemal Metës

Isuf Hasa, 64 vjeç është autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall-Bastar, i cili është vënë në pranga.
Në një komunikatë për shtyp, Policia bën të ditur se Isuf Hasa, fqinj me viktimën ka shkuar me datë 13 Janar rreth orës 09:00 në banesën e të moshuarit dhe për motive të dobëta e ka goditur me çekiç pas koke.
Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e vajzës së Isuf Hasës, ku kanë gjetur çekiçin me të cilin autori ka kryer vrasjen e Xhemal Metës.
Pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se 81-vjeçari kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës.
#vrau #çekiç #dhe #vodhi #paratë #që #kishte #në #xhep #arrestohet #Isuf #Hasa #për #vrasjen #Xhemal #Metës
Java News