Sport

I thoshte familjarëve dhe shokëve ta luanin ndeshjen me kartona, policia kap lojtarin e Sevilla-s në La Liga –

Policia në Spanjë ka ndaluar për pak orë lojtarin e Sevilla, Kike Salas. Ky i fundit dyshohet se ka trukuar ndeshjen në një farë mënyre, duke goditur bastet sportive dhe duke nxjerrë në fitim njerëzit e tij.

Salas ka marrë 6 kartonë të verdhë në 7 ndeshjet e fundit. Por familjarët dhe shokët e tij kanë dalë me fitim nga këto ndëshkimet. Shokët e Salas kishin fituar 9000 euro pasi hodhën shumë para duke pasur besimin e madh se lojtari do të ndëshkohej, ashtu si edhe ndodhi. Policia e ka arrestuar Salas për pak orë, me këtë të fundit që dha disa shpjegime sa i përket këtyre kartonëve, ndërsa më pas futbollisti u la i lirë. /Sport Ekspres/

 

#thoshte #familjarëve #dhe #shokëve #luanin #ndeshjen #kartona #policia #kap #lojtarin #Sevillas #në #Liga
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button