Sport
Gjimshiti kthehet në fushë me 10 qepje në kokë për të ndalur Juventusin, bardhezinjtë abonohen me barazimin –

Berat Gjimshiti është rikthyer sërish në fushë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar la fushën i gjakosur në fundjavë dhe iu nevojitën 10 të qepura në kokë për të mbyllur plagën. Por kapiteni i Kombëtares kuqezi ka treguar shpirtin e tij luftarak. Ai është kthyer sërish në tapetin e gjelbër për të ndalur Juventusin.
Bardhezinjtë e Tiago Motës janë abonuar me barazimin në këtë sezon, teksa edhe këtë herë janë mjaftuar me vetëm një pikë. Atalanta-Juventus përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa golat u shënuan nga Kaluluja (55’) dhe Retegui (78’)./Sport Ekspres/
#Gjimshiti #kthehet #në #fushë #qepje #në #kokë #për #të #ndalur #Juventusin #bardhezinjtë #abonohen #barazimin
SportExpress