Sport

VIDEO/ Te Tirana nuk ka qetësi! Bylisi e eliminon nga Kupa e Shqipërisë, Laçi mund Kukësin falë Bullarit –

Tirana nuk gjen qetësi! Pas krizës në kampionat, bardheblutë eliminohen edhe nga Kupa e Shqipërisë. Bardheblutë kanë humbur përballë Bylisit në shifrat 1-2 dhe e mbyllin Kupën në fazën e 1/8-ave. Tirana kaloi e para në avantazh me anë të Ernest në minutën e 10, ndërsa Marku ktheu baraspeshën në minutën e 23. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1-1, por në minutën e 113 Ruci i dha goditjen e madhe bardhebluve me golin e tij, duke i dërguar shifrat në 1-2, Gjithashtu bardheblutë nuk kishin as fatin me vete pasi në fund iu afruan shumë barazimit.

Nga krahu tjetër Laçi ka eliminuar Kukësin pa shumë probleme. Megjithëse miqtë kaluan të parët në avantazh me Badjie në minutën e 21, Tresa gjeti golin në minutën e 6 të shtesës në pjesën e parë. Tre minuta më vonë, Bullari realizoi përmbysjen në 2-1. Gjithashtu në minutën e 67, Bullari gjeti edhe golin e tretë të takimit për të vulosur fitoren në 3-1. /Sport Ekspres/

#VIDEO #Tirana #nuk #qetësi #Bylisi #eliminon #nga #Kupa #Shqipërisë #Laçi #mund #Kukësin #falë #Bullarit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button