Federata Portugeze e Futbollit feston 110-vjetorin, Presidenti Duka i pranishëm në Mbrëmjen Gala –

Federata Portugeze e Futbollit organizoi mbrëmjen e së hënës një ceremoni festive me rastin e 110-vjetorit të themelimit të saj.
Mbrëmja Gala u mbajt në “FPF Arena Portugal” dhe mirëpriti personalitete të shumta nga futbolli europian dhe botëror, ndër ta edhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka shprehu urimet e tij më të përzemërta për Federatën Portugeze dhe homologun e tij, Presidentin Fernando Gomes, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm në historinë e futbollit.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu rolin e jashtëzakonshëm të Portugalisë në zhvillimin e futbollit europian dhe botëror.
“Kënaqësi të isha në Mbrëmjen Gala të 110-vjetorit të Federatës Portugeze të Futbollit! Në këtë përvjetor historik i përcolla urimet më të mira Presidentit Fernando Gomes, për punën e bërë ndër vite për rritjen e futbollit dhe për atë që i jep Portugalia futbollit europian dhe atij botëror. Gëzuar 110-vjetorin për FPF!”, – shkruan Presidenti Duka.
#Federata #Portugeze #Futbollit #feston #110vjetorin #Presidenti #Duka #pranishëm #në #Mbrëmjen #Gala
SportExpress