Aktualitet
U lëndua mbrëmë, Inigo Martinez do të mungojë 5 javë

Barcelona do të jetë pa mbrojtësin Inigo Martinez për të paktën pesë javë pasi ai pësoi një lëndim në El Clasico kundër Real Madridit, të cilin Barça e fitoi 5-2 për të fituar Superkupën e Spanjës.
33-vjeçari spanjoll u zëvendësua në minutën e 28-të nga Ronald Araujo. Sipas gazetarit Javi Miguel, lëndimi do ta përjashtojë Martinezin nga ndeshjet e Champions League kundër Benfica-s dhe Atalanta-s, si dhe të gjitha ndeshjet e tjera të La Ligës në atë periudhë.
Këtë sezon, Martinez luajti 27 ndeshje për Barcelonën, në të cilat shënoi 2 gola dhe dha 2 asistime.
/ Sport
#lëndua #mbrëmë #Inigo #Martinez #të #mungojë #javë
gazetablic.com