Aktualitet
DETAJE / Anija shqiptare “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijet e NATO-s në Egje
![](https://durresisot.com/wp-content/uploads/2025/01/52e6e839fe704affb4b268443a5a9293.jpg)
Anija ORIKU P-132 zhvilloi një stërvitje të përbashkët me anijet e SNMG2 Taskunit 01 në ujërat e Detit Egje.
Forca Detare bëri të ditur se, ky bashkëpunim i rëndësishëm kishte për qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta detare dhe përgatitjen e efektivëve sipas standardeve të NATO-s.
Kjo stërvitje rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si një aleate e NATO-s, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit përmes bashkëpunimit detar.
#DETAJE #Anija #shqiptare #Oriku #stërvitje #të #përbashkët #anijet #NATOs #në #Egje
Java News