Hyseni: Fryma e fitores po ndihet gjithandej – LDK me një mbështetje të tillë padyshim se do jetë partia e parë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, mbrëmë është takuar me veprimtarë e simpatizantë të partisë.
Hyseni thotë se fryma e fitorës po ndihet gjithandej Llapit, ku shton se LDK me një mbështetje të tillë do jetë partia e parë.
Ai thotë se vetëm bashkë mund ta ndalim mashtrimin e vetëm bashkë e bëjmë ndryshimin e zhvillimin.
Postimi i plotë:
Me veprimtarë, anëtarë e simpatizantë sonte hapëm fushatën zgjedhore.
Fryma e fitores po ndihet gjithandej Llapit, LDK me një mbështetje të tillë padyshim se do jetë partia e parë.
Duke shprehur falënderimin për secilin prej jush, le të vazhdojmë bashkërisht të takohemi çdo ditë, në çdo orë, të mobilizohemi të gjithë e ta shëndrrojmë 9 shkurtin në një festë që do të rikthej shpresën e besimin tek institucionet tona.
Vetëm bashkë e ndalim mashtrimin e vetëm bashkë e bëjmë ndryshimin e zhvillimin!
Bëhu ndryshimi!
#Hyseni #Fryma #fitores #ndihet #gjithandej #LDK #një #mbështetje #të #tillë #padyshim #jetë #partia #parë
gazetablic.com