Aktualitet

Debat për studentët e Mjekësisë/ Açka: Masë drastike, do të ketë pasoja

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, ku deputetët po diskutojnë në lidhje me projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite në Shqipëri pas ciklit të studimeve.

Deputetja e PD-së Flutura Açka, tha se kjo është një nismë e nxituat, dhe masë shumë ekstreme që nuk mund të merret pa u konsultuar me grupet e interesit.

“Kjo është një masë shumë ekstreme. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Kuvend me kaq nxitim. Në fillim mbaroni punët dhe pastaj merruni me studentet. Ndodh shkelja e të drejtave të njeriut, e pamundur që të vendosim me dhunë. Jam e sigurtë që studentët do të protestojnë.


Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin, por jo të tilla absurde. Në një takim me të huaj, një zonjë gjermane u ankua, i thashë i keni marrë studentët dhe mjekët. I thashë na ktheni paratë si shtet, kushdo që lidh kontratë. Jo të detyroni fëmijën që të jesh politikisht korrekt.

Kjo është një masë ekstreme që i shkon për shtat politikave. Bëni një hap prapa dhe mos u nxitoni për këto masa drastike, sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja edhe për ju si maxhorancë”, u shpreh Açka, ndërkohë që u kundërshtua nga Taulant Balla.

Ky i fundit tha se projektligji është një nismë që i shërben të ardhmes së vendit, pasi rrezikohet që të mbeten spitalet pa mjekë. Balla u shpreh se studimet e mjekësisë janë me interes publik, dhe për këtë shkak nisma e qeverisë është e drejtë.

“Janë 1200 mjekë dhe mjeke që kanë përfunduar studimet në Shqipëri dhe nuk ia ofrojnë shërbimin qytetarëve shqiptarë. Është investim publik i Shqipërisë së përbashkët. Duam mjekë dhe mjeke në çdo cep të territorit. Ky është interesi, për këtë na kanë sjellë këtu.

Ju i shihni njerëzit si vota, sa herë del një pakënaqësi, jeni të gatshëm që të merrni krahun e kundërt. Shkoni dhe pyesni ata që iu kanë sjellë në këtë sallë. Do të zgjedhin interesin e disa personave që kanë zgjedhur këtë profesion të respektuar, apo…?

Na duhet që të rrisim numrin e mjekëve në vend. Na duhet të jemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Në emër të grupit parlamentar të PS, e përshëndes vendimin e qeverisë. Studentët që kanë fituar të drejtën për të studiuar bëjnë një marrëveshje. E dyta, studentët aktualë do nënshkruajnë marrëveshje”, u shpreh Balla.

Projektligji pritet që të futet në Kuvend në seancën e datës 20 Korrik.

#Debat #për #studentët #Mjekësisë #Açka #Masë #drastike #të #ketë #pasoja

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button